“Të Paekspozuarit”, “Shqipëria e sëmurë nga koncesionet”, i ftuar Ilir Beqaj

 

 

“Të Paekspozuarit” emision i gazetarit Ylli Rakipi sjell një përballje me ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Raporti investigativ, “Shqipëria e sëmurë nga koncesionet” ,  reforma në shëndetësi dhe akuzat e opozitës.

Çfarë po ndodh në shëndetësi, dy vjet pas qeverisjes së socialistëve?

Sistemi farmaceutik, rimbursimi i barnave, gjendja e spitaleve…

Cila do të jetë strategjia për përmbushjen e premtimit për shëndetësi falas?

“Shqipëria e sëmurë nga koncensionet”, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj përballë gazetarit Ylli Rakipi.

Në studio edhe deputetja demokrate Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shendetësisë.

Intervista

Beqaj: Konçesione sepse prokurimi publik nuk shkon më shumë se katër vjet

Rakipi:  Z. Ministër, ky ishte raporti filmik për emisionin e sotëm. Kishim në fokus 2 konçensione në një kohë relativisht të shkurtër, përsë këto të dyja janë të nevojshme për shqiptarët dhe pse nuk bëhen nga shteti?

Beqaj: Fillimisht do të më lejoni pse konçensionet dhe pse këto të dyja praktikisht për të dhënë një përgjigje të shpejtë dhe zgjidhje të shpejtë, të nevojshme për kujdes shëndetësor krahasuar me ato që shërbimi ka si burime ato që financat publike mund të ofrojnë dhe afateve kohore që ne kemi si një mandat, por edhe për faktin që prokurimi publik nuk shkon më tej se 4 vjet.

Rakipi: Nuk bën dot qeveria ligj  për kontratat?

Beqaj: Sa kohë e ka një ligj që, kontrata shërbimesh me kontrata 4 vjet i rregullon dhe ka një garë me po ato rregulla  të njëjta, kjo  gjë zgjidhet dhe këtu. Ndërkohë nisur nga menaxhimi publik në situatat ku ka shumë aktor dhe situata është komplekse dhe ka çaluar, kemi gjykuar në disa aspekte në shëndetësi të përdorim partneritetin publik-privat, së pari mund të thithë para jo publike, investitor privat për ti vënë në shërbim të sistemit publik të zgjidhjes së nevojave dhe marrjes së eksperiencës së privatit, në fund të periudhës së kontratës asetet e dhëna dhe të riinvestuara të bëhen pjesë e shëndetësisë dhe njohuritë të  transferohen në institucionet publike.

Rakipi:Në të gjitha konçensionet ka riinvestim pas vitit të 7 dhe ka qenë kriteret të vëna. Përse këto të 2?

Beqaj: Kontrata e parë përgjthësisht është quajtur sterilizim por është më egjërë, elementi i parë është furnizimi rishtaz me një numër shumë të madh instrumetesh kirurgjikal që i mungojnë instrumentet, janë që nga koha e importuar nga Kina, 7 milion euro instrumente që vijnë për herë të parë moderne, të larmishme që të realizojnë shumë ndërhyrje që nuk bëhen fare. Së dyti do të kemi furnizim me materiale 1 përdorishme ato që shtrohen në shtrat dhe materialet 1 përdorishme që përdoren nga mjekët dhe infermierët në sallë, do të kemi dezinfektim pas çdo ndërhyrje, do të kemi sterilizim para çdo operacioni, do të kemi mbledhje mbeturishash dhe më pas shndërrimin në mbeturina urbane. I gjithë ky proçes relaizohet me këtë kontratë 10 vjeçare nis në QSUT në Tiranë dhe në spitale rajnale dhe më pas të gjitha spitalet shqiptare ku do të bëhet ndërhyrje me disa elementë, intensitet i lartë i mesëm. Hemodializa, sot ne kemi rreth 90 pacient që kanë nevojë për këtë shërbim jetik e marrin 3 herë në javë 156 herë në vit ka tendencë të rritet dhe specialistët mendojnë se kur të arrijë 1500 duhet të kemi shtesë, ndërkohë edhe këtu na duhet që në radhë të parë të zgjerojmë kapacitetet, ta ofrojmë sa më pranë pacientëve, të kemi nevojë për mirëmbajte të pajisjeve dhe nga ana tjetër aktualisht sot është shërbim i kostuar, ka një tarifë që fondi i kujdesit shëndetësor e paguan si në spitalin publik dhe jo publik nga 900 pacientë, 600 e marrin  në spitale private, po ofrojmë një privat që si fillim për 1/3 me aparate të tij të ngrejë qendrat që do ti menaxhoj ai për 10 vjet, por në spitale publike dhe më pas këto do të kthehen pronë e spitaleve publike.Edhe ndërtimet janë pjesë e spitaleve publike dhe ndërkohë duke e çuar në Korçë që nuk ka dhe skemi mundësi ta hapim vetë në Vlorë, në Lezhë ku nuk ka dhe duke rinovuar Elbasanin dhe Shkodrën që kanë amortizuar dhe para nuk kemi. Duke i lehtësuar transportin, vijnë nga Korça 3 herë në javë heqim edhe transportin, koston që duhet ta paguajnë. Tarifa sot është 80 euro, ne sot paguajmë 80 euro x 856 seanca në vit. Edhe nëse bëhet në QSUT apo në Gjirokastër 80 euro për një seancë paguan shteti.

Vokshi: Të gjitha konçesionet e Beqaj korruptive, me porosi të Ramës

Vokshi: Në këndvështrimin e opozitës këto nuk janë të nevojshme. Po e nis nga hemodializa, në fakt nuk është sukses i kësaj qeverie, ne e kemi nisur që prej disa vitesh, ka funksionuar në spitale të ndryshme rajonale dhe ka funksionuar mirë, nuk ka qenë e monopolizuar, ka qenë i rimbursuar dhe menaxhimi nga vetë spitalet sipas mënyrës, sipas kërkesës që kanë pasur. Me sa jam në dijeni ka pasur 2 ose 3 spitale private që kanë aplikuar dhe që kanë marrë sasi të ndryshme që kanë bërë shërbim në pacientë të ndryshëm, po e kanë menaxhuar mirë jo vetëm 1 operator. Nuk ka qenë monopol, ka qenë konkurencë e lirë, çmimi është vendosur nga tregu, sa vendoset kur ke 2 operatorë, edhe ato mund të bien dakord në një shërbim të caktuar dhe çmimi negociohet, dializa është shërbim jetik, ne e kemi denoncuar nga selia e PD, nuk duhet bërë jo për 10 vjet, jo një operatori edhe në kronikën tuaj ka dyshime për fituesin e rreth 90 milion lekësh. Çdo koncension “Check-up”-i është korruptiv që ditën e parë, “Check-up”-i ka 1 vit që implementohet. Ajo biznensmenja ska lidhje me “Check-up”-in.Të gjitha konçensionet që ka dhënë Beqaj, një pjesë e tyre ka qenë porosi e kryeministrit Rama, dua që t’ja japësh filanes se është sponsor etj etj.

Vokshi: Konçesionet shpikje e Beqaj, apo mendjeve të mbrapshta

Rakipi: Nëse themi që Rama ka dhënë porosi a e kemi dhe t’ja themi publikut, duhet të jap dorëheqjen.

Vokshi: Dua të them këto janë shpikje ose të Ministrit ose disa mendjeve të mbrapshta sepse deri më sot kanë dhënë shumë konçensione, Bankers Alpetrol, qindra HEC-e, por është marrë një ndërmarrje, por i është dhënë një privati sigurisht me konkurencë. Ka fituar sipas kritereve një privat për secilin, privati me paratë e veta investon, zhvillon dhe në bazë të tarifave nxjerr investimin dhe fitimin, asnjë nuk vjen për bamirësi, secili vjen për të nxjerrë fitimet, kjo është një shpikje, por flas për sterilizim që është abuzim i pastër, sepse ju përmendët se ka ekzistuar një kredi, nga kredia e parë e CEB, personat që e kanë firmosur duhet të shkojnë për ndjekje penale.

Rakipi: 1.3 milion euro të investuara nga Banka Botërore për sterilizim, ky investim do ti kalohet konçesionarit të ri dhe këto janë para të Bankës Botërore, përse zoti.Ministër, pse të mos bëhet një qendër të mos i jepet konçesionarit. 7 mln euro do të investohen, 1.3 janë investuar nga BB dhe OBSH grant, këto paratë do ti kalojnë konçensionarit?

Beqaj:  1.3 ml euro është njësi moderne e financuar nga Banka e Këshillit të Europës, ajo ishte aty prej 2 vjetësh në gjumë, nuk ishte vënë në punë, e di qeveria e mëparëshme. Në vlerësimin e gjithë studimit të fizibilitetit, kemi bërë vlerësimet e nevojshme. Pastaj ka dalë vlerësimi financiar, pastaj kemi thënë çfarë kemi të gatshme, kemi vlerën 1.3 mln euro, në vlerësimin e përgjithshëm kjo është zbritur.  Kemi bërë një vlerësim për investimin fillestar, për nevojën e ka bërë Ministria e Shëndetësisë. 1.3 mln euro janë zbritur kur ka dalë tarifa individuale për çdo ndërhyrje, i lartë, i mesëm dhe mikrokirugji dhe këtë njësi e merr në përdorim ai që ka marrë kontratën. Sigurisht tarifa për çdo ndërhyrje do të kishte dalë më e lartë, këto para që janë dhënë me këtë kontratë vihen në punë dhe shfrytëzohen me efiçensë garantohet që mirëmbahen. E keqja ka qenë që teknologjia e lartë dilte jashtë funksionimit se nuk mirëmbahej.

Rakipi: 1.3 mln euro i keni zbritur, kemi një të dhënë të thjeshtë që dhe me mënyra të tjera mund të operojmë në këtë vend me grante, kredi të buta, që spitalet kanë mundësi të tjera.

Beqaj: Spitalet sot kanë një infrastrukturë shumë të vjetër jashtë QSUT në spitalin e traumës, kështu në spitalet rajonale sepse sot ajo që vuajmë që është, që prishet një autoklavë dhe nuk gjendet pjesa për zëvendësim se është e vjetër, kemi nivel të dobët të sterilizimit që nuk çojnë në infeksione spitalore, më shumë antibiotik më shumë mjekim. 1.3 mln euro është i zbritur.

Rakipi: Z. Vokshi, 1.3 mln euro  i ka paguar Banka Botërore? E kuptoj që jeni përfaqsuese e PD.

Vokshi: I kam të gjitha dokumentet, vlera e konçensionit është 9.6 miliard lekë pa TVSH, afati 10 vjeçar, administrim i shërbimeve të integruara për qendrën e sterilizimit, merre i thotë dhe vërëe ne fuksionim. I ke 100 mln euro që po ia jep një njeriu. Me ligjin 94/12 kemi ratifikimin e marrëveshjes së kredisë nëpërmjet KM dhe Bankës së Këshillit të Europës 14 mln dollarë, faza ka pasur edhe sterilizim dhe diagnostikën funksionale. Në mars të 2015, Kuvendi ka ratifikuar fazën e dytë, 15.9 ml euro dhe grant 1.5 mln euro. Disa komponentë, njëri prej tyre është asistencë teknike dhe thotë: asistenca teknike do të ndihmojë spitalin për të vënë në përdorim repartin e sterilizimit që u ndërtua gjatë fazës së parë. Produktet e pritshme të kësaj kredie të vënë në përdorim repartin e sterilizimit gjatë fazës së parë është ndërtuar. Zoti.Beqaj po ja jep Ilirit, shokut të vetë për ti ndarë bashkë.Të dyja financohen nga kreditë e CEB-it. CEB-i erdhi dhe i dha kredinë e dytë, që ta vinte në funksion. Është shumë e qartë që janë dy kredi për të cilat kjo qeveri paguan edhe interesat e para.E ka ndërtuar, kredia e dytë e vë në funksion dhe u gjet Ilir Rrapaj që është miku i hershëm, është e pajustifikueshme.

Rakipi: Para të tjera janë marrë, të cilat në marrëveshje që do të përdoren përveç 1.3 mln euro përdoren po për sterilizim?

Vokshi: Shteti i ka këto para që ta vërë në funksionim, pra është vjedhje 100 milion, është abuzim.

Beqaj: Kontrata ka 5 elementë bashkë, zgjidhje e integruar fillimisht sjell pajisje të reja, se janë të kohës së Kinës, i ofron në çdo sallë kirurgjikale para çdo operacioni,  kemi material një përdorimshe.

Rakipi: 9 milion euro që i merrni, ku i kaloni?

Beqaj: Ajo ka ndërtimin e ri të kirurgjisë së re godinën e re, do të bëhen 7 salla operacioni, për këtë i kemi marrë paratë 60 shtretër dhe 12 dhoma zgjimi, me atë kredi do të rinovohet spitali i sëmundjeve të brendshme, 6 katëshi. Ato para nuk do të përdoren për asnjë lloj qëllimi. Sepse ajo nuk është pjesë e kredisë, është pjesë e një granti, nuk do ti përdorim për sterilzim, ato kemi nevojë ti përdorim për qëllime të tjera trajnimi në QSUT.Nga momenti që inicioi kredia, u zhvillua edhe ky projekt. Kemi rëndë dakord, unë dua që ajo të vihet në punë, mund të vë në dispiozicion korespondencën e nëntorit, skemi kërkuar para, meqebëse faza e parë nuk mbaroi siç duhet, do të miratohet granti dhe atë do ta përdor për nevoja të QSUT, është 1.5 mln granti bashkë më donatorin.

Vokshi: Nuk e bën dot si në bahçen e babës tënd, 1.5 mln ti ka dhënë që t’ja japësh Ilir Rrapajt?

Rakipi: Ju do e ktheni mbrapsht?

Beqaj: Po do ta kthejmë mbrapsht, sepse nga një investim 7 milion ajo është 30 mijë euro, ato 30 mijë euro, aq janë për trajnim.

Vokshi: Asistenca teknike përdoret për trajtimin e stafit, për këtë janë paratë, zoti.Ministër asistenca teknike, 7 milion i ka shkuar mikut tënd. Po bie me këmbët e tua, është vjedhje është abuzim.  Marrëveshja që ke ratifikuar në parlament, ja ku është të thotë  të ndihmojë spitalin për të vënë në përdorim repartin e sterilizimit që u ndëruta në fazën e parë, ja çfarë thotë raporti.

Beqaj: Studimi thotë që shpenzohet më tepër, është grant nuk ka interesa, ai është grant, mos gënje.

(botuar me shkurtime)

SHKARKO APP