Tirana, Jorida Tabaku: Përulje për patriotët që ngritën flamurin më 26 nëntor

 

Më 28 nëntor 1912 patriotët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën dhe ngritën flamurin në Vlorë, duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, pas gati pesë shekujsh.  

Por për tiranasit autoktonë flamuri kombëtar është ngritur dy ditë më herët, në Tiranë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila rrjedh nga familjet e vjetra tiranase, në profilin e saj Facebook ka zbuluar disa nga patriotët e kohës që ngritën flamurin më 26 nëntor, pra dy ditë para se të deklarohej Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali.     

“Si sot 103 vjet më parë, në këtë ditë të shënuar, patriotët e Tiranës vendosën të shpallin mëvetësinë e vendit nga Perandoria Osmane. Në respekt të përkushtimit të tyre patriotik, kjo ditë e shënuar është një festë falënderimi për ata që ngritën flamurin, pa dallim feje dhe ideje,” – shprehet deputetja e PD-së, Tabaku.

“Përulje në shenjë respekti për patriotët e 26 Nëntorit 1912” – shton ajo dhe pamend disa nga emrat që kanë ngritur flamurin në Tiranë, që në atë kohë nuk ishte shpallur ende kryeqytet.

Jorida Tabaku përmend disa nga patriotët që ngritën flamurin në Tiranë:

Fuat Bej Toptani, Refik bej Toptani, Abdullah Gjinali, Xhelal Toptani, Myderiz Sulejmani, Sheh Ahmet Pazari, Jusuf Aqif Banka, Myderiz Hyseni, Myslym Beshiri, Selim Petrela, Papa Nikolla Papajani, Ismail Ndroqi dhe Nikollë Nishku.

SHKARKO APP