Tirana merr buxhetin më të madh, rreth 100 milionë dollarë për 2016

 

Vetëm pak ditë ka që në kuvend është paraqitur buxheti për vitin 2016. Sot në një takim me banorët e njësisë administrative Nr.6 në Tiranë, Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se për Kryeqytetin buxheti është në shifrën e 100 milionë dollarë.

Në fjalën e tij, Veliaj është shprehur se e ka gjetur me një Kryeqytetin me një defiçit buxhetor të pisët dhe të lënë në harresë. Nuk kanë munguar dhe akuzat në lidhje me kontratat nga Bashkia paraardhëse, ku sipas Kryetarit Veliaj e kanë zhytur Bashkinë e Tiranës në një borxh të thellë. Ai i ka bërë lutje kompanive të mos i dërgojnë në gjykata, sepse thjesht me një urdhër përmbarimi na i heqin paratë nga llogaria e bashkisë.

"Kjo është situata ku gjendemi dhe sa herë që i shikoni në televizor e krekosen dhe kërkojnë llogari për një 100 ditë të drejtimit të bashkisë, mjafton të mendoni se ku e lanë bashkinë e Tiranës, pasi e drejtonin nga Holanda dhe jo të ishin aty ku ishin problematikat apo përmbytjet”, është shprehur më tej Veliaj.

Veliaj në përfundim të takimit ka deklaruar se: “Është e rëndësishme të kuptojmë se këtë vit kemi planifikuar një buxhet të bashkisë 10 miliardë lekë, e thënë thjesht në dollarë, rreth 100 milionë dollarë. Por, ne do të premtojmë një buxhet, i cili është i realizueshëm duke parë si kanë përforcuar tatimet e Bashkisë në këto muaj, se sa të premtojmë diçka totalisht imagjinar që pastaj kthehet imagjinare dhe pastaj nuk takohemi dot vitin tjetër”

R.Sh

SHKARKO APP