Turizmi social, Klosi në Sarandë: Shqipëria ka asetet e nevojshme për turistët e moshës së tretë

 

Shqipëria ka potencialin e saj natyror dhe pozicionin gjeografik për të qenë atraktive për turistët e huaj, jo vetëm në muajt e verës, por gjatë gjithë muajve të vitit, nëpërmjet turizmit social.

Bëhet fjalë për atë lloj turizmi që kërkon të tërheqë ato grupe sociale, siç janë mosha e tretë apo njerëz me aftësi të ndryshme, kryesisht nga vendet e Evropës Qendrore dhe Veriore, të cilët mund të popullojnë qytetet tona bregdetare edhe në muajt e dimrit, në kërkim të një klime më të ngrohtë dhe me diell.

Për të bërë të mundur këtë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me UNDP-në dhe koperacionin zviceran, organizuan këtë fundjavë në qytetin e Sarandës një takim me temë “Potenciali i Shqipërisë në zhvillimin e turizmit social”, ku merrnin pjesë kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Himarë, Lezhë, drejtoresha e UNDP-së në vendin tonë, Yesim Oruc, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Turizmit, Ervin Mete, deputeti i zonës, Koço Kokëdhima, përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe nxënës të Hoteleri-Turizmit në Sarandë.

Në fjalën e tij në hapje të këtij takimi, ministri i MSR-së, Blendi Klosi vuri theksin tek nevoja për bashkëpunimin etë gjithë aktorëve për të bërë të mundur që turizmi social të kthehet në një mundësi shumë të mirë si për biznesin, për rritjen e punësimit në këto zona, ashtu edhe për rritjen e ekonomisë vendase. “Do të donim sot ta ofronim Shqipërinë si një partner i besueshëm në një biznes të përbashkët europian. Dhe bëhet fjalë për turizmin social. Të gjithë e dimë se sa mirë është në Sarandë gjatë periudhës së verës dhe sa e vështirë është për të gjetur dhoma në hotelet e Sarandës në muajt e verës. Por po aq trishtues është 20 gushti, kur turistët largohen”, tha Klosi.

Më tej, ai bëri të ditur se ky lloj turizmi u drejtohet atyre grupimeve shoqërore, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me plazhin dhe jetën e natës, por më së shumti me një jetë të qetë dhe në një klimë të përshtatshme. “Ajo që ne kërkojmë të targetojmë janë pensionistët, njerëz të cilët gjatë periudhës së dimrit e kanë shumë të nevojshme të gjejnë një vend të ngrohtë dhe e kanë tepër të nevojshme të gjejnë një vend që prodhon disa opsione më shumë sesa të rrinë në shtëpitë e tyre”, u shpreh ministri Klosi. Por që ky grupim social të mund të përzgjedhë Shqipërinë, sipas ministrit Klosi, vendi ynë duhet të ofrojë jo vetëm diellin dhe shtretërit në hotele, por më së shumti duhet të plotësojë një sërë kushtesh që kanë të bëjnë me sigurinë, shërbimet mjekësore, por edhe gjithë shërbimet e tjera të karakterit social.

klosi sarand 1“Neve do të na duhet që në radhë të parë, këtyre turistëve t’u sigurojmë sigurinë dhe për këtë duhet të punojmë fort. Duhet t’u ofrojmë shërbimin, duke parë në fillim sa të gatshme janë strukturat tona që ne ta ofrojmë këtë shërbim për një target-grup kaq specifik me kërkesa të posaçme. Pra nuk është fjala për turizmin klasik, bëhet fjalë për një turizëm që mund të prodhojë vende pune, bëhet fjalë për një turizëm që mund të kërkojë nevojën për punonjës të kualifikuar të një spektri shumë të gjerë, duke filluar që nga punonjësit socialë, infermierët, teknikët, mekanikët, hoteleri-turizëm, bëhet fjalë për një turizëm që mund të prodhojë vende të reja pune dhe përfshirje të biznesit. Pra bëhet fjalë për një mekanizëm ekonomik që mund të prodhojë para jo vetëm për zonën e Sarandës, Himarës, por të prodhojë para për gjithë Shqipërinë”, u shpreh ministri Klosi në fjalën e tij.

Për të bërë të mundur plotësimin e të gjitha këtyre kërkesave që kërkon ofrimi i këtij turizmi, Klosi theksoi se për këtë do të duhet të përcaktohen objektivat, si dhe të ngrihet një strategji e qartë për mënyrën sesi do të veprohet më tej.

“Në Austri janë disa kampe që mbledhin turistët austriakë dhe pensioni që u paguan shteti atyre është 800 euro. Dhe biznesi austriak i kësaj fushe e ka shumë më me leverdi nëse ta sjell këtu atë turistin dhe ata harxhojnë 500 euro për një jetë shumë më të mirë, sesa në një zonë me dimër të ftohtë me borë dhe breshër. Nëse veprojmë të fokusuar me disa veprime konkrete që mund t’i dëshmojmë këtij target-grupi, që ne e kemi një aset dhe hajde të bashkëpunojmë me përfitim dypalësh, ne realisht mund ta realizojmë”, tha Klosi.

Ndaj, ai kërkoi që të jemi atraktiv në këtë histori, sepse Shqipëria ka shumë favore përveç diellit, siç është largësia shumë e shkurtër nga të gjitha kryeqytetet europiane, jemi vendi më i afërt me ta në distancë fluturimi”, u shpreh Klosi, ndërsa bëri të ditur se kanë nisur bashkëpunimet e para ndërkombëtare në këtë fushë. Në fund, ai kërkoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune për të zgjidhur 5 probleme, që do ta bënin këtë lloj turizmi një mundësi reale për vendin tonë.

Ndërkohë drejtoresha e UNDP-së në vendin tonë, Yesim Oruc, në ndërhyrjen e saj u shpreh se Shqipëria ka disa asete që mund të jenë të vlefshme për të ofruar këtë lloj turizmi. “Ne kemi këtu në Sarandë një qendër për të moshuarit, kemi edhe një shkollë profesionale, kemi edhe facilitete shumë të mëdha akomodimi. Pra, të paktën këtu kemi ku t’i mbajmë. Dhe të gjitha këto janë asete shumë të mira dhe është gjynah nëse i shkon dëm, pasi ne nuk e kemi luksin që t’i çojmë dëm të gjithë këto facilitete, në mënyrë që Saranda të kontribuojë sa më shumë në pjesën e aspektit ekonomik”, tha Oruc.

Ndërsa deputeti socialist i zonës, Koço Kokëdhima, pasi bëri një pasqyrë të së gjithë zonës së bregut të jugut, gjendjes dhe mundësive që ajo ofron për të thithur këtë kategori turistësh, theksoi se me bashkëpunimin e të gjithë aktorëve mund të bëhet e mundur që këto ide të kthehen shumë shpejt në një realitet të prekshëm, që do sillte një zhvillim të mirë për zonën.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e biznesit në këtë tryezë theksuan se janë të gatshëm që të bëhen pjesë e këtij zhvillimi dhe të plotësojnë kushtet dhe kërkesat specifike që ai ka. Kështu, presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi ka bërë të ditur se tashmë është gati kontrata e parë e bashkëpunimit në këtë fushë me shoqatën e pensionistëve

SHKARKO APP