Ushtari që vrau Boletinin, babai i Millo Gjukanoviç. Arma e Boletinit, ende në shtëpinë e tyre

 

10 Qershori – dita e Lidhjes së Parë të Prizrenit është caktuar si datë për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij që u vranë në Podgoricë me 23 janar 1916 nga Ushtria malazeze.

Më 1998, LDK e Ibrahim Rugovës, e informuar se varrezat myslimane të Podgoricës do të rrafshohen me tokë dhe se në vend të tyre do të ndërtohen blloqe ndërtesash banimi, vendosi që të organizohet dhe tinëz të sjellë në Mitrovicë eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

17 vite ato qëndruan në thasë për shkakun e vetëm se familjarët e Isës donin që rivarrimi të bëhet me ceremoni ushtarake.

Meqë fshati Boletin, vendlindja e Isa Boletinit, ndodhet në veri të Kosovës, institucioneve të Kosovës 17 vite me radhë nuk u mbajti që të bëjnë një gjë të tillë, përderisa autori i këtyre rreshtave i bindi familjarët se mos prezenca e ushtarakëve nuk e zbeh aspak këtë ceremoni.

Qeveria e Kosovës dhe kryetari i Mitrovicës kanë paraparë një skenar të shëtitjes së këtyre eshtrave me itinerar: Vlorë-Tiranë-Prizren-Prishtinë-Mitrovicë-Boletin.

Ky skenar, që ngjan me shëtitjen e eshtrave të Car Llazarit, mëton që të zhvillojë një folk-patriotizëm.

Motivi i këtij shkrimi nuk ka për qëllim ta zvogëlojë këtë entuziazëm, por thjeshtë që këtë ngjarje ta vëjë në funksion të nevojave patriotike të kësaj kohe.

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në vendlindjen e tij në veri të Kosovës ka shumë simbolizëm në kohën kur bisedimet në Bruksel po e bëjnë veriun e Kosovës “de facto” Serbi e “de jure” Kosovë.

Pjesëmarrja në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit e presidentes dhe e kryeministrit të Kosovës dhe presidentit dhe e kryeministrit të Shqipërisë i jep dimension akoma më politik kësaj ngjarjeje.

Ushtari që e vrau Isa Boletinin i mori koburen si trofe dhe ajo qëndron akoma në familjen e Gjillasve si shenjë triumfi. Djali i atij që e vrau Isa Boletinin, Millovan Gjillas, u bë njëri nga udhëheqësit e Jugosllavisë komuniste, shok i ngushtë i Josip Broz Titos dhe më vonë edhe kundërshtar politik i tij.

Millovan Gjillasi, pra, mburrej me krenari se baba i tij e ka vrarë nacionalistin shqiptar Isa Boletini.

Në Mal të Zi është një traditë që kur familja e të vramit dhe vrasësit pajtohen, vrasësi i kthen familjes së të vramit armën e grabitur.

Tani Mali i Zi dhe Kosova nuk janë vende armike si dikur.

Qeveria e Kosovës ka rastin ideal që ta ftojë kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, dhe ai në emër të Malit të Zi t’us dorëzojë autoriteteve kosovare koburen e Isa Boletinit.

Ky akt pajtimi formal mes Kosovës e Malit të Zi në veri të Kosovës i jep vulë veriut të Kosovës si pjesë integrale e Kosovës.

 

SHKARKO APP