Vatra zjarri në Shkodër dhe Mat rrezikohen disa banesa

Zjarret vijojnë të jenë një kërcënim në shumë prej qyteteve të vendit. Këtë pasdite një vatër e madhe zjarri është përhapur në Madhesh të Matit ku në rrezik janë disa banesa Zjarrëfiksja nuk mund të ndërhyjë për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarri ka rënë një një sipërfaqe me dushk dhe lisa shumëvjecar. Një vatër zjarri është rregjistruar edhe tek lagjia ‘Kodra e Tepes’ në Shkodër ku flakët rrezikojnë të prekin edhe telat e tensionit të lartë.

Nuk dihet shkaku u zjarrit ndërsa era favorizon përhapjen e flakëve. Zjarrfikësit, policia dhe banorët janë në terren për shuarjen e flakëve

SHKARKO APP