Vitaminat dhe ilaçet që mund të merrni nëse jeni stad i lehtë i prekjes nga Covid-19

Mjekja e familjes, Blerta Qinami ka dhënë këshilla të vlefshme për qytetarët në një kohë kur vendi po përballet me një valë të fortë infektimi nga Covid-19. Ajo thotë se pacientët që mendojnë se janë të infektuar me virusin Covid-19 apo janë aktualisht me Covid-19, duhet të ruajnë qetësinë.

”Është mjeku i familjes që bën referimin për tampon, është mjeku i familjes që bën monitorimin ditë pas dite për çdo simptomë. Është mjeku i familjes ai që bën të mundur referimin te specialist. Mesazhi im sot dhe mesazhi im për ata pacientë që mendojnë se janë të infektuar me virusin Covid-19 apo janë aktualisht me Covid-19 është të ruajnë qetësinë. Sepse qetësia dhe mirëmenaxhimi i kësaj situate është baza për një sukses. Në momentin që kemi simptoma si temperaturë jo shumë e lartë deri në 38, e cila nuk zgjat më shumë se 5 ditë, kemi kollë të thatë, lodhje apo këputje trupore, themi se jemi në stadin e parë të sëmundjes”,-tha në ”Ora News”.

Po cilat sygjerimet e mjekes për të prekurit të stadit të parë?

Në momentin që pacienti na referon këto simptoma atëherë ne bëjmë një tajtim sintomatik duke u bazuar në vitamina. Vitamina C, Vitaminda D. Në mikroelementë siç është zinku.

Ne gjithashtu duhet të përqëndrohemi në rihidratimin e pacientit. Në momentin që kemi temperaturë dhe kemi këto simptoma, lëngjet në organizmin tonë po pakësohen.

Pacienti të shtojë përdorimin e lëngjëve. Në momentin që lëngjet nuk janë të mjaftueshme këshillojmë dhe përdorimin e bustinave të Trisolit, e cila ka të gjitha elementët e duhur për ti dhënë fuqinë pacientëve me këto simptoma.

Kur temperatura është mbi 37 ne këshillojmë përdorimin e antiperitikëve, normalisht jo duke abuzuar me dozat dhe jo duke abuzuar me intervalet kohore.

SHKARKO APP