Zgjidhjet Alternative per fëmijët duhet të pasqyrohet në Ligj dhe Praktika

 

 Zbatimi i metodave alternative për fëmijët në kontakt me ligjin parandalon sjelljet deviante të minorenëve, redukton shkallëzimin e dhunës, shmang pasojat negative shoqërore dhe financiare të palëve të përfshira në konflikt, dhe nxit fëmijët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe nxit zhvillimin e një shoqërie demokratike. Ky ishte mesazhi kryesor i komunikuar në konferencën e organizuar në Tiranë në kuadër të projektit dy vjeçar të financuar nga BE dhe i zbatuar nga organizata “Save the Children” dhe “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”.
Nën moton e “Zgjidhjeve Alternative për fëmijët në kontakt me ligjin – një e drejtë dhe arritje për një shoqëri demokratike” kjo konferencë përcolli disa nga çështjet më shqetësuese të drejtësisë restauruese për fëmijët dhe rekomandoi disa ndryshime specifike për përmirësime në ligje dhe praktika.
Duke i dhënë një rëndësi të madhe për shoqërinë, sidomos në një shtet si Shqipëria ku Drejtësia Restauruese për të miturit është në fazën e saj fillestare, organizuesit e konferencës mblodhën sëbashku palë të ndryshme nga autoritetet qeveritare, përfaqësues të lartë të policisë, drejtues të përgjithshëm të burgjeve, shërbimmit te provës, këshilltarë të lartë të drejtësisë, specialist të fushave dhe kërkues.
Shumica e tyre nënvizoi se përcjellja e çështjeve të minorenëve në konflikt me ligjin, brenda sistemit ndëshkimor dhe jashtë tij, është një sfidë e vazhdueshme dhë kërkon një zbatim nga strukturat e sistemit gjyqësor për t’u sjellë drejtësi minorenëve në përputhshmëri të plotëme standardet ndërkombëtare.
Bazuar në Progres Raportin e fundit të BE-së për Shqipërinë, mekanizmat institucionale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve qëndron e paefektshme; sistemi i minorenëve ka dështuar në plotësimin e stadardeve ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të fundit të një studimi kryer nga Save the Children lidhur me fenomenin e recidivizmit në sistëmin ndëshkimor në Shqipëri, është e qartë se shkalla e recidivizmit në qëndrat e paraburgimit është rritur nga 17.6% në 2013 në 25.7% në 2014. Më shumë se gjysma e minorenëve të intervistuar, si fillim kishin kryer vepra penale në moshën 14 vjeç, ndërkohë që kontaktet me policinë i kishin patur para moshës 11-12 vjeç.
“Me shifrën e dhënë, është e përshtatshme të nënvizoj rolin dhe rëndësinë e zbatimit të drejtësisë restauruese si një metodë më efektive sesa programet tradicionale korrigjuese, jo vetëm për reduktimin e recidivizmit por edhe në mundësimin e zgjidhjeve të konflikteve, edukimi i fëmijëve në kontakt me ligjin dhe ngritja e një shoqërie më demokratike. Studimet tregojnë se paraburgimi për fëmijët ose zbatimi i masave shtrënguese, si psh vendosja në institute ri-edukimi është një proces shumë i dhimbshëm për çdo fëmijë dhe dëmton zhvillimin e fëmijës, dhe ndikon negativisht shoqërizimin e tij. Mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të fëmijëve në kontakt me ligjin kërkon detyrimisht angazhimin e qeverisë për të marrë masa konkrete në përputhje me standarde ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe të zbatojë politika në nivel kombëtar”,  nënvizoi Drejtoresha e Save the Children Anila Meco gjatë fjalimit të saj në konferencë.
Ndërkohë, Zëvendës Ministri i Drejtësisë Arben Isaraj ishte i mendimit për krijimin e mundshëm të sektorëve për të trajtuar veprat penale të minorenëve por ai vazhdoi me sugjerimet se gjithashtu mund të merret në konsideratë edhe krijimi i një gjykate për minorenë.
Një tjetër folës, Bledar Skënderi, zëvendës drejtor i burgjeve tha mes të tjerash se për të ishte shumë shqetësuese kur ai shikonte se për minorenët në Shqipëri vendi më i pëlqyeshëm ishte Instituti i Minorenëve në Kavajë.
“Le ta bëjmë ambientin jashtë burgut vendin më të pëlqyeshëm për fëmijët”, tha ai.
Ndërkohë, u nënvizua nga shumë folës se minorenët nuk kryejnë vepra penale vetëm, dhe në përputhje me studimin e Save the Children shumica e adoleshentëve bashkëpunojnë me të rriturit.
Zoti Stefano Calabretta i Delegacionit të BE-së në Shqipëri foli për rolin e shoqërisë civile duke përmendur çështjen e shoqërise civile  dhe nxiti më tej ndryshimet në fushën e Drejtësisë Restauruese.
“Ne presim rezultate praktike nga projekti”, tha ai, duke shtuar nga ana tjetër se përdorimi i minorenëve nga organizatat kriminale është shumë shqetësuese.
 
Pati një nxitje të përgjithshme nga folësit se është e domosdoshme vendosja e udhëzimeve dhe harmonizimi i ligjit të ndërmjetësimit me kodin e procedurave kriminale pasi ka mospërputhje në segmente të ndryshme të gjyqësorit lidhur me Drejtësinë Restauruese.

SHKARKO APP