Al Khelaifi: Arritje madhështore, e prisja prej kohësh këtë moment!

Presidenti i PSG, Al Khelaifi u shpreh i lumtur pas kualifikimit të parisienëve ndaj Barcelonës në Champions.

“Arritje madhështore. E prisnim prej kohësh këtë moment. Jemi një klub i madh dhe duam të mbërrijmë sa më larg të jetë e mundur. Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme përballë Barcelonës.

Kam kritikuar shumë skuadër, por gjithashtu kisha shumë besim dhe e dija që ishim gati për një mbrëmje të tillë”, Al Khelaifi.

SHKARKO APP