Al Khelaifi udhëton në Madrid, Mbappe çështje kohe që të bëhet “Galaktikë”

Kylian Mbappe është vetëm çështje kohe që ta shohim me fanellën e  “Los Blancos”. Edhe pse nuk ka dhënë një konfirmim personal, vetë Mbappe ka thënë se vendimi i tij do të merret vesh shumë shpejtë dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë Real Madrid.

Zyrtarizimi pritet të vijë ndoshta përpara finales së Champions League. Sipas El Chiringuito për të vulosur këtë transferim, presidenti i PSG Nasser Al Khelaifi ka fluturuar në Madrid për t’u takuar me numrin 1 të Realit, Florentino Perez.

Në këtë takim mendohet se do të diskutohet gjithçka për sa i përket transferimit të Mbappe në Madrid, pavarësisht faktit se ylli francez do të transferohet me parametër zero.

SHKARKO APP