Alaves befason kampionët e Spanjës, u shkakton humbjen e parë (VIDEO)

Atletico Madrid pëson disfatën e parë sezonale në La Liga. Kampionët në fuqi janë mundur minimalisht 1-0 në transfertën e Alaves.

Vendasit e shënuan golin e vetëm të ndeshjes që në minutën e katër, me Laguardia që e devijoi topin me kokë në rrjetë pas një goditje nga këndi. Atletico provoi të reagonte, por hasi shumë vështirësi në fazën sulmuese.

Kjo ishte fitorja e parë sezonale për Alaves, që mban vendin e parafundit, ndërkohë që Atletico mbetet e dyta. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP