Albana Vokshi thirrje Kuvendit: Përjashtoni Ramën nga seanca parlamentare

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i bëri thirrje Kuvendit që të mblidhet Komisioni i Etikës për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga seancat plenare, për shkak të gjuhës së tij drejtuar opozitës.

“Ju po tentoni t’i mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat. Duam që të merret masë ndaj Edi Ramës. Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit, gjithë fëmijët po ashtu. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Është gjuhë e papranueshme. Kam kërkuar nga gratë deputetë që të distancohen nga gjuha e tij. Kërkoj që të merret masë që të përjashtohet Edi Rama, siç u mor masa e padrejtë për dy kolegët e PD. Të mblidhet komisioni dhe të merret masa për përjashtimin e tij”, tha Vokshi.

SHKARKO APP