Aleanca Berisha-Meta për zgjedhjet, Nazarko: Jemi në një qetësi përpara furtunës

Të enjten kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, firmosën marrëveshjen për zgjedhet lokale të 14 majit 2023. Analisti Shpëtim Nazarko, thotë se PD-ja nuk duhet të shpresojë në një fitore, ndërsa theksoi se e sheh këtë situatë si një qetësi përpara furtunës. Për të duhet pritur vendimi i gjykatës më 3 nëntor për të parë ecurinë, ndërsa theksoi se nga e gjithë kjo Meta ka përfitimet e veta.

”Jemi në situatë shumë kaotike dhe nëse e gjykon fare thatë pa e kushtëzuar me ambientin ekonomik, krizën, mendoj se në të gjitha rastet në gjendjen që është opozita nuk prodhon dot asgjë. Por duhet pritur vendimi i 3 nëntorit sepse sido që ta gjykojmë gjendjen e taktikave që marrin lojtarët Berisha-Meta, nëse gjykata e shtyn prapë procesin gjyqësor atëherë jemi në situatën kur ky poli i lirisë do jetë një parti e përbashkët.

Jemi prapë atje ku ishim dhe PD të shpresojë te një fitore me në krye një ”non-grata”, për mua jemi në një qetësi përpara furtunës. Vendimi gjykatës mund të sjellë situata që Meta dhe Berisha është një çati ku poli lirisë mund të ngrejë flamurin e vet, por problemi është se sa ka filluar. Besoj se jemi përballë një qetësie pa filluar stuhia e cila pritet të fillojë pas 3 nëntorit”.

SHKARKO APP