Aleatët e PD duan një federatë opozitare. Basha: Bashkimi, mjeti për largimin e Ramës. Reagon edhe Berisha

Kaosi për partitë e vogla opozitare nuk është zgjidhje. Këtë të premte krerët e partive opozitare dolën në një konferencë për përbashkët shtypi, pas kaosit që ka mbërthyer Kuvendin e Shqipërisë, nga ana e grupit të Sali Berishës. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të ngrihet në përgjegjësitë e saj. Ai mes të tjerash tha se propozojnë institucionalizimin e federatës së opozitës.

“Opozita duhet të ngrihet ne përgjegjësitë e saj. Propozojmë institucionalizimin e federatës se opozitës, e cila do të kthehet në një koalicion opozitar. Me këtë federatë do të krijohet një strategji e koalicionit opozitar”, tha ai. Të pyetur nëse janë konsultuar paraprakisht me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ata thanë se propozimet e tyre i kanë bërë prej ditësh tashmë në studiot televizive dhe se me “siguri ata i kanë dëgjuar propozimet e tyre. “Kemi shpresë se do t’i thërrasin arsyes”,-shtoi Agron Duka.

Nuk vonoi shumë dhe Lulzim Basha e dha qëndrimin e tijpër këtë çështje. “Një federatë dhe një bashkëpunim është i domosdoshëm për të prodhuar energjinë e nevojshme për largimin e kësaj qeverisje të korruptuar e inkriminuar deri në palcë, por kjo fillon duke lënë mënjanë interesin personal”,-tha Basha. Për të Vetting-u i politikanëve dhe listat e hapura i japin fund një politike të inkriminuar dhe të korruptuar.

Edhe Sali Berisha ka reaguar ndaj propozimit të aleatëve të Partisë Demokratike. Berisha reagoi në konferencën e përjavshme me gazetarët, duke u shprehur se “nuk mund të ndodhë kurrë që kjo parti të shkrihet me “Ballat” dhe “Bravat”. Unë do t’i thoja çdo opozitari se opozita shqiptare është opozitë me kontribute të mëdha kundër interesave ruse në Shqipëri dhe rajon”.

Drejtuesit e partive të vogla opozitare theksuan se iniciativa e tyre nuk ka synim ndarjen apo përcaktimin se kush e drejton Partinë Demokrate, por se si objektiv kryesor kanë që pakica në Parlament të dalë me qëndrime të unifikuara për Reformën Zgjedhore, Komisionet Parlamentare apo edhe në marrëdhëniet me diasporën dhe ndërkombëtarët.

SHKARKO APP