Aleksandër Çipa: Ilva, do të ikësh drejt vendit të Mark Tuenit!

Nga Aleksandër Çipa-
Ilva Tare pas 25 vjetësh bëri një zgjedhje shkëputëse nga ekrani dhe vendi. Një shkëputje të cilën së fundi, na e bëri me dije vetë përmes një monologu lamtumire. Ilva ka pasur edhe më herët shkëputje të pjesshme, por kjo është ndryshë.
Ilva është gazetarja ekspresive e ekranit shqiptar për 25 vite. Ajo u rrit duke qenë e pa tërhequr nga risqet dhe rreziqet. Në këtë mënyrë ndodh zakonshëm me profesionistët e pandërprerë. Ilva përgjatë 25 viteve në ekran shtoi energjinë dhe shumoi maturitetin. Në këtë aspekt mund të quhet vajza e ekranit që mbetet zonjë për ekranin.
Tashmë e njoftoi shkëputjen si në emër të familjes, por me përgjegjësi amësie. Në këtë mënyrë e bëri lajmin e fundit për veten, duke shënjuar një kod për publikun. Në këtë jetë ku e moralshmja nuk mbeti dot ishull, zonja të tilla të profesionit tonë, si Ilva, na rizgjojnë përgjegjësinë se vlefshmëria publike ka për rrënjë dorën mbi fëmijët.
Udhëmbarë e mbarësi mikja ime! Do të ikësh drejt vendit të Mark Tuenit duke na e bërë më të shpeshkujtuar batutën e tij: Ti hoqe dorë nga ekrani, duke mos hequr dorë. Ne e dime që do gjesh ” një shteg të futesh (rishtaz) brenda / një shteg që vetëm ti e di!”
Na u rikthefsh edhe duke qenë atje ku shkon, Ilva!
Miqësisht përherë,

Sander Çipa

 

SHKARKO APP