Alibeaj: PS, Foltorja dhe PL janë kundër SPAK-ut. Dumani mbajti një qëndrim dinjitoz në Komision

Enkelejd Alibeaj, sekretar i Përgjithshëm në PD-në zyrtare, në emisionit “Kjo Javë”, tha ndër të tjera se mungesa e burimeve njerëzore vështirëson punën e SPAK.

Referuar sulmeve ndaj SPAK-ut nga kundërshtarët e tij politikë, Alibeaj theksoi se njerëzve të drejtësisë nuk i bëjnë përshtyrpje etiketime të tilla. Për raportin nga Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj tha se institucionet e pavarura të drejtësisë vijnë të raportojnë për gjendjen e kriminalitetit, por jo që të japin llogari.

“Ajo se çfarë vura re në debatin e panatyrshëm në Komisionin është se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK. i vetmi grupim që është në mbështetje të SPAK është Partia Demokratike”, tha Alibeaj.

Ai tha se Altin Dumani mbajti një qëndrim dinjitoz, profesional, të një funksionari publik, koshient për peshën e madhe që ka, por edhe faktit që do të përballej me sulme të papërshtatshme.

SHKARKO APP