Allegri: E ardhmja është nesër, objektivi është arritja në Champions

Juventus do të luajë nesër një derbi të rëndësishëm ndaj Torinos, me objektivin për të konsoliduar pozitat në vendin e tretë që e mban në zonën Champions League. Trajneri Allegri ka folur para duelit duke e cilësuar vendimtare për të ardhmen.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë dhe speciale. Për ne është e rëndësishme sepse janë pike që na duhen për objektivin tonë.

E ardhmja është nesër. Tani duhet të mendojmë vetëm për objektivat, hyrja ose mos-hyrja në Champions League vlen 100 milionë euro. Është një objektiv themelor. Pastaj klubi do të vendosë se cila do të jetë më e mira për Juventusin.

Atmosfera? Kur fiton, ndihesh më mirë, kjo është e sigurt. Kanë mbetur edhe 7 javë nga kampionati dhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë. Është ende shumë larg, nesër duhet të bëjmë një hap tjetër përpara drejt objektivave tona”, deklaroi Allegri.

SHKARKO APP