Allegri: Jam i nervozuar për atë që ndodhi, s’duhet të humbasim përqendrimin!

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u shpreh i zhgënjyer me futbollistët e tij pas barazimit ndaj Milanit. Strategu livornez shtoi se lojtarët e tij nuk duhet të humbasin përqendrimin në momente të tilla.

“Jam shumë i nervozuar për çfarë ka ndodhur por mendoj se skuadra bëri një pjesë të parë të mirë. Kishim shumë raste dhe lejuam një gjuajtje në portë të Tonalit nga jashtë zone. Në pjesën e dytë rrezikuam edhe ta humbisnim kur ishim 1-1 ndërkohë që ndeshja ishte në kontroll të plotë.

Nuk ishim të vëmendshëm. Nuk kishim vendosmëri. Mjafton të shikosh goditjen e këndit ku pësuam golin. Ka momente ku nuk mund të pësosh gol dhe kjo është një pikë ku duhet të punojmë.

Nuk lëkundem tek bindjet që kam tek kjo skuadër. Duhet të kuptojmë shpejt se këto lloj ndeshjesh kanë nevojë për forcë në fund. Duhet të jesh i keq e të sjellësh në shtëpi rezultatin. Kjo ka të bëjë me rritjen e disa lojtarëve. Fajin e kam unë me zëvendësimet që i kam gabuar. Në atë moment duhet të fusja lojtarë më mbrojtës sepse ndeshja ishte në kasafortë por gabova”, u shpreh Allegri.

SHKARKO APP