Allegri konfirmon dy mungesa të mëdha në ndeshjet ndaj Chelsea-t dhe Torinos

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për Sky Sport pas fitores 3-2 kundër Sampdoria-s. Strategu i bardhezinjve konfirmoi se Dybala dhe Morata do të mungojnë në dy sfidat e radhës.

“Kemi luajtur mirë në fazën mbrojtëse, por kemi gabuar te goditja e këndit që ka sjellë golin e parë të Sampdoria-s dhe golin e dytë e kemi pësuar pasi kemi humbur topin kur të gjithë po dilnin përpara.

Gjithsesi, jemi shumë të gëzuar për fitoren e parë në shtëpi dhe dy fitoret e njëpasnjëshme, tani do të përgatitemi me qetësi për ndeshjen kundër Chelsea-t.

Dybala dhe Morata? Nuk do të jenë as kundër Chelsea-t dhe as kundër Torino-s. Kjo është pjesë e lojës, sot na ka ndodhur ne, por nesër do t’i ndodhë një skuadre tjetër. Duhet të tregohemi të aftë dhe t’u bëjmë ballë mungesave”, tha strategu italian.

SHKARKO APP