Home Sporti Allegri: Monz...

Allegri: Monza është e pamposhtur në shtëpi, nuk flas për zërat në dhomat e zhveshjes

43
0

Pas barazimit me Inter, Juventus rikthehet në fushë për javën e 14 të Serie A ku do të luajë në transfertën ndaj Mozës. Një sfidë e cila për trajnerin Massimiliano Allegri vlerësohet si e komplikuar.

Në konferencën për shtyp, tekniku livornez theksoi se në sezonin e kaluar Monza e mposhti në të dyja ndeshjet e kampionatit, ndërsa në fjalën e tij, Allegri shtoi se lojtarët edhe mund ta mendojnë titullin, por ai nuk merret me fjalët e dhomave të zhveshjes.

“Monza është e pamposhtur në shtëpi, është e vetmja skuadër e cila në sezonin e kaluar na ka marrë gjashtë pikë dhe që nuk arritëm t’iu shënonim. Do të ishte një gabim i madh nëse nuk i japim rëndësi ndeshjes ndaj Monzës, Juventus i njeh mirë limitet e tij. E dimë gjithashtu që jemi edhe në një pozitë të mirë në klasifikim. Kemi edhe gjashtë ndeshje deri në fundin e fazës së parë, nga këto katër janë në transfertë, ndaj është shumë shpejt për të dalë në përfundime.

Nuk e di se çfarë mendon skuadra për titullin, por unë nuk dëgjoj bisedat që bëjnë lojtarët në dhomat e zhveshjes. Nuk marr pjesë në ato bisedime. Klasifikimi ndërtohet ndeshje pas ndeshje, objektivi minimal është kualifikimi në Champions. Këtë sezon që mbetëm jashtë Champions u dëmtuam shumë në aspektin teknik dhe financiar.

E ardhmja? Kam një kontratë deri në vitin 2025 dhe kam gjithashtu një raport shumë të mirë me drejtuesit e klubit. Po punojmë për të ndërtuar Juventusin e së ardhmes. Tek Juventus kam mësuar se njerëzit kalojnë dhe zëvendësohen, por ajo që mbetet e njëjtë është ADN-ja e klubit. Mjafton të qëndrosh i qetë dhe të fokusohesh te puna”, u shpreh Allegri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit