Home Sporti Allegri urdhë...

Allegri urdhëron rinovimin me Paulo Dybala-n

4
0

Paulo Dybala pas një sezoni tërësisht në hije me Juventusin, është lënë jashtë grumbullimit nga Argjentina dhe po kalon pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi argjentinas ka nisur stërvitjen e personalizuar në pritje të grumbullimit për fazën përgatitore me Juventusin, ndërkohë që menaxheri i tij dhe drejtuesit e klubit bardhezi vijojnë negociatat për rinovimin e kontratës.

Massimiliano Allegri u ka konfirmuar drejtuesve të klubit torinez se e sheh Dybalën një pikë kyçe të projektit të tij dhe për këtë arsye ka kërkuar që argjentinasit t’i rinovohet me çdo kusht kontrata që i skadon verën e ardhshme.

Synimi i Allegrit është që të rikthejë Dybalën në nivelet e sezonit 2017-2018, kur arriti të shënojë 26 gola gjatë gjithë sezonit, pasi një vit më vonë në skuadër erdhi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi u detyrua të luajë më larg portës dhe të jetë më pak në kontakt me topin.

Dybala kërkoi 15 milionë euro neto në sezon për të rinovuar me Juventusin, kundrejt 10 milionëve të ofruara nga këta të fundit, megjithatë argjentinasi pritet të ulë disi pretendimet dhe të rinovojë deri në 2025-ën me klubin torinez.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit