Ambasadorja Yuri Kim vizitë në Tropojë: Qyteti im më i pëlqyer në Shqipëri, më duket sikur jam me familjen time

Në prag të përfundimit të mandatit të saj në Shqipëri, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar vizitë në Tropojë ku i duket sikur është në shtëpi.

Kim u takua me qytetarë dhe konsumoi kafe në një nga lokalet e qytetit ndërsa u shpreh se Tropoja është një nga vendet e saj më të pëlqyera në Shqipëri.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe spital

“Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vij në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time.

Pas 3 vite e gjysmë në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim. Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit,” deklaroi Yuri Kim.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, fëmijë, Sheshi Spanja dhe Stari Most

Mund të jetë një imazh i 5 persona, persona duke studiuar dhe tabelë

SHKARKO APP