Home POLITIKE Amnistia Pena...

Amnistia Penale, ministrja Spiropali: Zgjidhje me mjete politike

125
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se mazhoranca do të vijojë diskutimet me deputetët dhe grupet parlamentare të opozitës për të gjetur mundësinë për ta votuar sa më shpejt të jetë e mundur ligjin për Amnistinë Penale.

”Ne do të vijojmë ta sjellim (pr/ligjin) në seancë, do të vijojmë diskutimet me deputetët dhe grupet parlamentare. Ju përdorët termin “negociata”, por negociata është fjalë e madhe, që nënkupton se të gjitha palët duhet të jenë të arsyeshme të ulen për të gjetur një zgjidhje. Në rast se palët kërkojnë të gjejnë vetëm alibi për të mos dhënë zgjidhje, kjo është një çështje tjetër, të cilës ne nuk i përgjigjemi dot. Prandaj kërkojmë që të jenë të arsyeshëm”, tha Spiropali.

Ajo shtoi se palët duhet të gjejnë zgjidhje politike, dhe mazhoranca në këtë drejtim nuk do të hezitojë të bashkëbisedojë me opozitën, duke kujtuar këtu edhe rëndësinë e daljes me një rezultat në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit