Ancelotti sinjale Brazilit: Nuk më kanë telefonuar, por nëse do të ishin të interesuar …

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të rifillimit të kampionatit spanjoll.

Një nga pyetjet e bëra ndaj tij kishte të bënte me një thirrje të mundshme nga Federata e Futbollit të Brazilit për rolin e trajnerit.

“Nuk më kanë telefonuar, por nëse do të ishin vërtet të interesuar do ta vlerësoja. Megjithatë është e qartë. Nuk do të them kurrë se në Madrid aventura ime këtu ka mbaruar”, është shprehur tekniku italian.

SHKARKO APP