Home Euro 2020 Anglia fiton ...

Anglia fiton pa shkëlqim ndaj Kroacisë, vendos goli i Sterling (VIDEO)

64
0

Anglia e nis me këmbën e mbarë Kampionatin Evropian. “Tre Luanët” morën një fitore minimale në sfidën e parë kundër Kroacisë, e cila u luajt në “Wembley”. Ritmi ishte i kënaqshëm në minutat e para, teksa do të vinte dhe shansi i parë me Phil Foden. Talenti i City-it, tentoi me një të majtë magjike, por topi shkoi në shtyllën e djathtë dhe më pas u administrua nga mbrojtësit kroat.

Fraksioni i dytë do të niste me më shumë emocione, teksa skuadra e Southgate do të gjente golin. Në 57-tën, pas një aksioni model, Sterling merr një top shumë të bukur nga Kalvin Phillips, dhe me një lëvizje të shpejt e dërgon në rrjetë.

Reagimi i Kroacisë është i vakët, teksa as Kramaric dhe Rebic nuk arrijnë që të shfaqen të rrezikshëm. Në krahun tjetër Sterling humbi një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin me një goditje brenda zonës. “Tre Luanët” në këtë mënyrë e nisën me një fitore, edhe pse në fakt nuk treguan një futboll shumë bindës. /R.Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit