Ankimimi për qarkun Shkodër, Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë nga PD-LSI

Këtë të enjte u mblodh Kolegji Zgjedhor, ku shqyrtoi ankimimin e PD-së ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi paditë e PD-së dhe LSI-së edhe për qarkun e Shkodrës, duke i cilësuar si të pabazuara në prova. PD-ja e ankimoi vendimin e KAS, për mos shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark.

Kolegji nuk pranoi kërkesën e LSI-së për shtyrjen e seancës së sotme, si të pabazuar në prova dhe në ligj me arsyetimin se shkaku i parashtruar nuk është shkak ligjor që justifikon shtyrjen e seancës ligjore.

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar edhe paditë për Gjirokastrën, Vlorën, Beratin, Tiranën dhe Durrësin. PD-ja po ashtu kishte kërkuar përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar për qarqet e mësipërme, por edhe kjo kërkesë iu hodh poshtë si e pabazuar në ligj.

SHKARKO APP