Aplikimet për azil, shqiptarët të parët në Europë

Shqiptarët vijojnë që të jenë të parët në Europë, kjo sa i përket aplikimeve për azil. Vitin e kaluar, 11,000 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Kjo shifër e rendit vendin tonë të parin në Europë për numrin e aplikimeve. Nga këta, 8700 aplikuan për herë të parë.

Në Europë shqiptarët kryesojnë me numrin e azilkërkuesve, dhe më pas ndjekur nga moldavët. Në rajon, edhe Maqedonia e Veriut ka numër të lartë aplikimesh për në BE.

Në vitin 2021 aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare në BE u rritën me një të tretën, në 617 800, duke u rikthyer në nivelet para pandemisë pas një rënieje të madhe në vitin 2020.

SHKARKO APP