Argjentina barazim dramatik ndaj Kolumbisë, Brazili bën detyrën ndaj Paraguait (VIDEO)

Argjentina nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 2-2 ndaj Kolumbisë, në sfidën eliminatore të Botërorit të zhvilluar në qytetin Barranquilla. Takimi u zhbllokua që në minutën e tretë nga Romero, që devijoi me kokë drejt rrjetës një krosim të De Paul nga një goditje standarde.

Vetëm pesë minuta më vonë, Argjentina realizoi të dytin me Leandro Paredes, që nuk gaboi përballë portierit. Në fillim të pjesës së dytë, Otamendi ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj kundërshtarit, duke shkaktuar 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Luis Muriel. Kolumbia nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e katërt shtesë shënoi dhe golin e barazimit me Miguel Borja, pas një asisti të Cuadrados.

Argjentina, pas gjashtë sfidave të para, renditet e dyta me 12 pikë, gjashtë më pak se Brazili, që vijon ecurinë fantastike vetëm me fitore. “Seleçao” triumfoi 0-2 në fushën e Paraguait, me protagonist absolut Neymar Juniorin. “Ylli” i PSG-së realizoi golin e parë në minutën e katërt, ndërsa në shtesë dha asistin për golin që mbylli takimin nga Paqueta.


SHKARKO APP