Arrestohen kosovarët me armë në Tiranë, reagon Ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pas arrestimit në Tiranë të katër shtetasve nga Kosova, të cilët dyshohet se trafikonin armë zjarri.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit Tiranë ka goditur përsëri një grup kriminal i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh. Duhet të bëjmë gjithçka me më shumë angazhim, që fenomeni i armëmbajtjes pa leje dhe trafikantët e armëve të luftohen nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendosmëri, çdo ditë.

SHKARKO APP