Arsenali i Xhakës dhuron spektakël, merr një fitore drithëruese ndaj United (VIDEO)

Arsenali është një skuadër e jashtëzakonshme këtë sezon. Kryesuesja e Premier Leage ka arritur që të marrë një fitore të madhe 3-2 ndaj Manchetser United, në një nga duelet më interesante.

Ndeshja nisi në malore për topcinjtë që e panë veten në disavantazh pas 17 minutash lojë, teksa për Djajtë e Kuq do të shënonte Marcus Rashford. Arsenali do të reagonte menjëherë duke gjetur barazimin pas 7 minutash me Nketiah.

Ekipi i Artetas luan bukur dhe në fillimin e pjesës së dytë do të kalonte në avantazh me një goditje të bukur nga Saka. United do të rivendoste shpejt barazimin me Lisandro Martinez.

Arsenali ngulmoi për të gjetur golin e fitores, teksa do të shpërdoronte raste të shumta. Në fundin e kohë së rregullt, Nketiah ishte në kohën dhe në vendin e duhur për të devijuar një pasim në kuadrat. Arsenali udhëheq renditjen me 50 pikë, 5 më shumë se City, por ka dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP