Arsenali i Xhakës fiton derbin ndaj Tottenhamit, kryeson bindshëm Premier League (VIDEO)

Arsenali vijon rrugëtimin perfekt në Premier League, duke marrë një fitore spektakolare 2-0 ndaj Tottenhamit. Skuadra e Artetës ishte dominuese në lojë, duke e zgjidhur sfidën që në pjesën e parë.

Hugo Lloris i dhuroi avantazhin topçinjve falë një gafe në minutën e 14-t, duke devijuar një goditje të Saka në portën e tij. Në minutën e 36-të, Odegaard do të realizonte dhe golin e dytë me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Tottenhami tentoi të reagonte në pjesën e dytë për të rihapur ndeshjen, por që nuk do të arrinin. Arsenali tashmë kryeson bindëshëm kampionatin me 47 pikë, ndërkohë që Tottenham mbetet e pesta me 33 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP