Home Sporti Arsenali shka...

Arsenali shkatërron me “manita” Chelsea-n në derbin e Londrës

137
0

Arsenali është treguar i pamëshirshëm ndaj Chelsea-t, duke fituar 5-0 derbin e mbrëmjes së sotme.   Ndeshja e luajtur në “Emirates Stadium” u zhbllokua që në minutën e 4’ me Trossard, i cili njëkohësisht vulosi edhe pjesën e parë.

Në minutën e 52’ White dyfishoi avantazhin e ekipit të tij, teksa Havertz realizoi golin e tretë për Arsenal në minutën e 57’. Ndërkohë në minutën e 65’ Havertz realizoi golin e katërt, ndërsa White vulosi këtë takim me golin e shënuar në minutën e 70’.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 5-0 me Arsenal që kryeson me 77 pikë, ndërkohë që Chelsea renditet në vend të nëntë me 47 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit