Home POLITIKE Artan Hoxha s...

Artan Hoxha shkruan për vrasjen e Artan Santos

424
0

7 vjet pas vrasjes së Artan Santos në një postim në rrjetet sociale, gazetari Artan Hoxha thotë se njësoj si 7 vite më parë edhe sot, asgjë nuk ka ndryshuar.

“Fiks ne te njejten ore, si 7 vite me pare…. Asgje nuk ka ndryshuar nga ai mengjes i nxehte fundqershori…

Tan Santo, nese na sheh nga aty lart, te rremosh mbi atentatin tend sot, se cilet ishin urdheruesit, organizatoret, ekzekutoret apo ata qe ndihmuan ne fshehjen e gjurmeve, eshte po aq e rrezikshme sa para 7 vitesh…”-shkruan Hoxha, ndërsa ka ripostuar publikimin e 7 viteve më parë, në të cilin shkruante:

“”Qullaci”, personazhi i njohur i filmit Guximtaret, qe u be vertet guximtar ne jeten reale, e nderpreu udhetimin e tij me ne tokesoret, per tu ngjitur atje lart.

Per te na lene pas endrat e parealizuara, dhimbjen e thelle per humbjen e tij, buzeqeshjen e pashterur, humanizmin dhe optimizmin e pafund.

Plumbat e vrasesit profesionist nuk te lane te shtrire pertoke ty, por te gjithe ne.

Nuk te pergjaken vetem ty, por normalitetin e jetes tone.

Ti mbase nuk pate kohe as te shije urrejtjen ne syte e tyre, por ato krisma na futen dritherimat dhe na kujtuan se ku jetojme.

Sot, me shume se kurre, kuptuam se jeta e nje njeriu te mencur, shkoi dem per te zgjuar nga gjumi letargjik ndjeshmerine e bashkeatdhetareve te tij….

Lamtumire Guximtar i Shqiperise postkomuniste!!!

Na shih se ku kemi katandisur, dhe na meshiro nga bota e pertejme….

Sot nuk je ti i shtrire ne trotuarin e bllokut nga dora barbare e krimit.

Sot, te gjithe ne, jemi te vdekur te pakallur mbi trotuar….”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit