Home Sporti Arteta: Kënaq...

Arteta: Kënaqësi të shohësh këtë Arsenal duke luajtur futboll

91
0

Arsenal ka rimarr kreun e renditjes në Premier League, tri pikë më shumë se Liverpool dhe 4 më shumë se Manchester City. Londinezët shpartalluan 5-0 Chelsea në derbin, në një ndeshje të përkryer, duke kaluar kuotën e 100 golave këtë sezon në të gjitha veprimtaritë. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe numrin e rasteve e golave që shënuam. Gjithashtu, fitorja kaq e thellë dhe pa pësuar gol tregon qëndrueshmërinë e kësaj skuadre.

Duhej të ishim më të disiplinuar në pjesën e dytë për të bërë gjërat e duhura dhe krijuam shumë raste dhe e mbrojtëm zonën tonë shumë më mirë. I përgëzova lojtarët që i bënë të lumtur tifozët tanë në një derbi të madh të Londrës dhe ishte një gëzim t’i shikoja ata duke luajtur.

Tani është radha e Tottenham. Lojtarët e mi e dinë se për çfarë po luajmë. Ata janë shumë të emocionuar dhe janë gati në këtë sfidë. Edhe lojtarët që nuk kanë luajtur shumë kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kjo e mban ekipin të bashkuar”, u shpreh Arteta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit