Home POLITIKE Asambleja KiE...

Asambleja KiE votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Begaj: Tashmë pritet hapi final në Maj. Ministri Hasani: Moment historik

50
0

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi të martën raportin për anëtarësim të Kosovës në këtë këshill. Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 të paanshme, miratimi i raportit tashmë i hapë rrugën vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës, që duhet të merret në muajin maj në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës.

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin, ku shkruan se tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar. ”Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar”,-shkruan Begaj.

Kurse ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani e quan një moment historik këtë votim PRO Kosovës. ”Një tjetër moment historik për Kosovën. Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave”,-shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit