Home POLITIKE Asambleja vot...

Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, kryeministri Rama: Hap historik dhe i drejtë

129
0

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro për Kosovën që të jetë anëtare e Këshillit të Europës. Hap historik dhe të drejt e ka quajtur kryeministri Edi Rama vendimin e asambleja parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Një hap historik sapo u hodh në asamblenë parlamentare të këshillit të europës për pranimin e Kosovës si anëtar i komunitetit të shteteve të KiE.

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës.

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Forca KOSOVË”, shkruan Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit