Asensio drejt largimit nga Reali që në janar, Liverpooli sfidon dy ekipet italiane

Marco Asensio mund të ndryshojë shumë shpejt skuadër, pasi duket se nuk ka vend më te Real Madrid. 25-vjeçari s’po kalon një moment të lumtur te madrilenët, ku nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Ancelotti në sfidën ndaj Valencias.

Edhe në sfidën ndaj Interit, në Champions ku hyri në fushën e lojës në minutën e 90-të, diçka që e ka mërzitur së tepërmi.

Gjatë verës Reali refuzoi ofertat e ardhur në drejtim të tij, por në janar mund të ndryshojë gjithçka. Inter dhe Juventus mund të sfidojnë Liverpoolin, që është skuadra më e interesuar.

 

SHKARKO APP