Home Sporti Askush si Haa...

Askush si Haaland, në Champions ka mesatare të frikshme golash

80
0

Erling Haaland po kalon në formë fantastike. Cristiano Ronaldo kryeson listën e golashënuesve të të gjitha kohërave në Champions League me 136 gola, por nuk ka mesataren më të mirë.

21-vjeçari ka luajtur vetëm 17 ndeshje në kompeticionin më të lartë evropian, me Salzburg dhe Borussia Dortmund, duke shënuar 21 gola. Vetëm në 4 ndeshje nuk ka arritur që të lërë shenjë. Goli i fundit ishte në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Besiktas në Stamboll.

Haaland ka një mesatare finalizimi prej 1.24 gola për ndeshje, më shumë se çdo lojtar tjetër që ka shënuar të paktën 11 gola në Champions. Duke parë moshën dhe ritmin e golave, Haaland mund të thyejë rekordet e Cristiano Ronaldos në të ardhmen, teksa sezonin e ardhshëm mund t’i bashkohet një tjetër klubi të madh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit