Askush si Thomas Muller, është kthyer në “makth” për Barcelonën

Bayern Munich mori një tjetër fitore spektakolare 3-0 në “Camp Nou” kundër Barcelonës, në duelin për grupet e Champions League. Mes protagonistëve të sfidës së luajtur mbrëmjen e së martës në Camp Nou ka qenë edhe Thomas Muller, i cili shënon gjithmonë kundër katalanasve.

Sajti i statistikave Opta, ka zbuluar ylli i Bayern është lojtari që ka shënuar më shumë gola kundër Barçës në kompeticionet europiane. Ai ka realizuar 7 herë në portën e skuadrës katalanase, si askush tjetër në Europë.

Skuadra e Nagelsmann, me fitoren në Camp Nou, ka marrë tri pikët e para të grupit të Champions League, ndërkohë që Muller do të ketë shansin për të sfiduar katalansit edhe në “Allianz Arena”.

SHKARKO APP