Asllani dhe Asani sfidojnë Mbappe dhe Saka për golin më të bukur të kualifikuesve të “Euro 2024”

Shqipëria shkëlqeu në kualifikuese duke siguruar një biletë për në Kampionatin Evropian si lider i grupit, duke sjellë një filozofi të re dhe një ekip tërheqës për tifozët. Në Grupin E, skuadra kuqezi ka shënuar 12 gola, disa prej të cilëve ishin spektakolar.

Në 5 nga 8 ndeshjet e grupit, yjet e kuqezinjve e kanë parë veten pjesë e listës së golave më të bukur. Jasir Asani dhe Kristjan Asllani janë bërë protagonistë të veçantë,duke  shënuar gola të mrekullueshëm, ndërsa 2 herë Asani dhe një herë Asllani janë vlerësuar si golat më të bukur të raundit.

Për të shtuar emocionin, UEFA ka hapur një votim për të përcaktuar golin më të bukur në të gjithë fazën kualifikuese. Ndër 10 golat e përzgjedhur, dy prej tyre janë krijuar nga talentet kuqezi. Perla e Jasir Asanit në ndeshjen kundër Polonisë ka mbetur në mendjen e shikuesve si një moment i paharrueshëm, ndërsa goli i Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe ishte përcaktues në atë ndeshje.

Në këtë sfidë për titullin e golit më të bukur, Asani dhe Asllani do kenë konkurrencë të ashpër me Kylian Mbappe të Francës dhe Saka të Anglisë.

SHKARKO APP