Asllani e nis titullar ndeshjen e Championsit ndaj Benficës

Kristjan Asllani më në fund do të ketë shansin për të luajtur titullar te skuadra e Interit. Ashtu siç pritej, trajneri Inzaghi ka zgjedhur ta aktivizojë mesfushorin elbasanas si titullar, në sfidën që zikaltërit do të luajnë mbrëmjen e sotme kundër Benficas.

Asllanit i besohen kështu çelësat e mesfushës si zëvendësuesi ideal i turkut Çalanoglu në ndeshjen e vlefshme për raundin e 5 në grupet e Champions League, që starton nga ora 21:00 në “Estadio da Luz”.

SHKARKO APP