Aston Villa nuk dorëzohet, bën gati sulmin e radhës për Muçin në verë

Aston Villa-n nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Ernest Muçi. Ishullorët shfaqën interes për Muçin edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund diferencën e bënë milionat e Besiktas, me turqit që paguan 10 milionë euro për të siguruar kartonin e tij nga Legia e Varshavës.

Sipas mediave turke, Aston Villa do tentoi edhe një herë në përfundim të këtij sezoni për të siguruar shërbimet e Muçit. Sulmuesi shqiptar është kthyer menjëherë në një titullar fiks dhe idhull i tifozerisë. Në 6 ndeshje me fanellën e Besiktas, Muçi ka realizuar 2 gola, por paraqitja e tij ka qenë e një niveli shumë të lartë.

SHKARKO APP