Home Sporti Atalanta ofro...

Atalanta ofron 28 milionë euro për Asllanin, por Inter e refuzon

180
0

Atalanta zhvilloi një sezon fantastik duke fituar Europa League, ndërkohë që dështuan të fitonin Kupën në finalen ndaj Juventusit. Në shtëpinë e bergamaskëve kanë nisur të bëjnë llogari për sezonin e ri.

Sipas mediave italiane, Gasperini kërkon në skuadër një regjisor të ri, për këtë rol i ka sugjeruar drejtuesve të klubit emrin e Kristjan Asllanit. Ky nuk është thjesht një dëshirë, apo një thashethem, por një projekt konkret mbi të cilin drejtuesit e Atalanta-s u vunë menjëherë në lëvizje.

Gjithnjë sipas mediave, Atalanta ka paraqitur ofertën e parë zyrtare, 28 milionë euro për kartonin e Asllanin, por kjo ofertë me sa duket është refuzuar në mënyrë të prerë nga drejtuesit e Inter.

Pavarësisht se Asllani është aktivizuar pak edhe këtë sezon, ylli kuqezi shihet nga Marotta dhe Ausilio si një lojtar i paprekshëm, duke vlerësuar shumë aftësitë e tij. Kujtojmë që Asllani është nën kontratë me Inter deri në 2027.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit