Home POLITIKE Athina “vishe...

Athina “vishet” kuqezi për festën e shqiptarëve, Veliaj falenderon kryebashkiakun Bakoyanis

457
0

Për herë të parë, Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festen e shpalljes se Pavaresise së shqiptarëve.

Nje gjest i bukur i Bashkise e kryeqytetit grek, i cili ka bërë përshtypje tek mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë përshëndetur veprimin.

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim të posaçëm në Twitter, ka falenderuar kryebashkiakun e Athines, Kostas Bakoyanis.

“Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

E çmojme shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Flm vëlla”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës në postimin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit