Atletico Madrid me mendje tek Interi, mundet nga Cadiz

Atletico Madrid u mund 2-0 në transfertë nga Cadiz, në sfidën e luajtur në Estadio Nuevo Mirandilla (Cadiz). Vendimtar ishte Juanmi, me dy gola.

Ekipi i Simeones nuk prodhoi asgjë në këtë takim, me mendjen që duket se është te ndeshja e Champions League ndaj Interit, takim ky i programuar të luhet me 13 mars.

Në kampionat për momentin, Atletico është në katërt vendet e para dhe synon që të ruajë këto pozicion deri në fund.

SHKARKO APP