Atletico Madrid rigjen fitoren në La Liga, mund Betis

Atletico Madrid rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh. Skuadra e Diego Simeones mposhti 2-1 Real Betis në “Ëanda Metropolitana”, duke e bërë pjesë e garës për një vend në Champions League.

Sfida u zhbllokua nga një autogol i Rui Silvës në minutën e tetë, me vendasit që kaluan në avantazh. Alvaro Morata dyfishoi për Atleticon në minutën e 44-të.

Real Betis shkurtoi rezultatin në minutën e 62-të falë një goli shumë të bukur të Ëilliam Carvalhos, por vetëm kaq. Los Colchoneros menaxhuan avantazhin dhe siguruan tri pikë me vlera.

SHKARKO APP