Atmosferë fantastike në Uells/ Dirigjon Reja, këndojnë futbollistët kuqezi (VIDEO)

Atmosfera në Kombëtaren tonë është shumë pozitive në prag të ndeshjeve miqësore kundër Uellsit dhe Republikës Çeke. Trajneri Edoardo Reja, si një babaxhan i vërtet është përshtatur me kulturën tonë.

Edhe pse nuk di shqip, ai ka bërë dirigjentin në këndimin e himnit nga futbollistët kuqezi. Në grumbullimin që po zhvillohet në Uells, duket se gjithçka po shkon më së miri dhe djemtë pritet të japin maksimumin në duelin e së shtunës kundër kombëtares së Bale. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP