Babai mbante peng dy fëmijët në Durrës/ Reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës!

Aleks Marku u arrestua mëngjesin e sotëm pasi mbante fëmijët e mitur peng, 6 dhe 11 vjeç në një apartament.

Ai fillimisht nuk iu bind urdhrit të policës për t’u dorëzuar, ndërsa nga dritarja e apartamentit qëlloi drejt RENEA-s me armë zjarri tip kallashnikov.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili bën thirrje se nuk ka asnjë justifikim ndaj dhunës, ndërsa bashkëshortja e Aleks Marku ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

“Mirënjohje Repartit RENEA dhe forcave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për zgjidhjen e një situate të vështirë, për shkak se një person qëllonte me armë nga banesa e tij, ku mbante edhe dy fëmijët e mitur, ndërsa bashkëshortja kishte një urdhër mbrojtje, për shkak të dhunës në familje. Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkruan Balla.

SHKARKO APP