Home Sporti Bajrami: Sass...

Bajrami: Sassuolo klub i rëndësishëm, Shqipëria ishte zgjedhje zemre

62
0

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Nedim Bajrami, ka folur për herë të parë për transferimin e tij nga Empoli te Sassuolo. Shqiptari tha për mediet italiane se zgjodhi këtë skuadër, pasi sipas tij aty dinë të luajnë futboll.

“Zgjodha Sassuolon sepse është një klub shumë i rëndësishëm me një trajner që e njihja tashmë. Është një ambient si Empoli, me lojtarë të rinj që dinë të luajnë futboll. Jam i lumtur që ndodhem këtu.

Java e parë ishte e mirë, gjeta dy-tre lojtarë që i njihja tashmë. Vitin e kaluar u takova me Pinamontin tek Empoli dhe shkova shumë mirë me të, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Shpresoj që ai të kthehet sa më shpejt me ekipin.

Roli? Ndihem si mesfushor-sulmues, por mund të jem edhe mesfushor dhe mbrojtës krahu”, tha mesfushori.

Më tej Bajrami komentoi dhe faktin se përse zgjodhi të luajë për Shqipërinë dhe jo për Zvicrën.

“Unë kam origjinë shqiptare. Kam kaluar gjithë sektorin e të rinjve te Grasshoppers, pastaj në ekipin e parë. Më pas kam tri vite e gjysmë në Itali dhe jam shumë i lumtur. Kam luajtur në ekipin e të rinjve të Zvicrës, më pas më telefonoi trajneri Edy Reja dhe më pyeti nëse doja të bëhesha pjesë e kombëtares së madhe të Shqipërisë.

Fola me familjen time dhe në fund bëra një zgjedhje zemre, Shqipërinë. Jam krenar që luaj për ngjyrat e kombëtares amë. Mbaj mend debutimin kundër Hungarisë dhe më pas ndeshjen kundër Italisë. Si fëmijë gjithmonë ëndërroja të isha futbollist dhe të luaja në stadiume të mëdha. Deri tani, ai që më ka bërë më shumë përshtypje në Serie A është Dybala, shumë i fortë”, tha Bajrami.

Bajrami: "Sassuolo piazza importante. Dionisi, Pinamonti, obiettivi: dico  tutto"

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit