Home POLITIKE Balla në Abu ...

Balla në Abu Dhabi: Forcimi i bashkëpunimim me Akademinë e Sigurisë i rëndësishëm

23
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë qendrimit në Abu Dhabi ku po zhvillon një vizitë zyrtare, u prit në një takim nga kolonel Waleed Salem Al Shamesi, Drejtor i Përgjithshëm i Kolegjit të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimim me Akademinë e Sigurisë dhe rritjen e shkëmbimeve të studentëve.

“Një bashkëpunim i rëndësishëm mes dy policive ishte dhe ajo mes akademive, kur studentët shqiptarë të akademisë së Sigurisë do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë e Policisë së Abu Dabit, duke marrë eksperiencën më të mirë për krimin kibernetik, krimin e organizuar dhe pastrimit të parave”, tha Balla.

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave në luftën kundër krimeve kibernetike, pastrimit të parave dhe te gjitha tipologjitë e krimeve perfshirë luftën kundër narkotikëve ishin në fokus të takimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit